Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Këngëtarja e famshme rrëfen betejën me COVID: Thashë se do të vdisja dhe shkrova testamentin

Këngëtarja e famshme rrëfen betejën me COVID: Thashë se

Këngëtarja e njohur Pink, ka rrëfyer detaje lidhur me betejën kundër Covid-19. Në një intervistë për “Heart Radio” Pink ka treguar se asokohe mendonte se ajo dhe djali do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda.

“Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”- ka thënë këngëtarja.

Më pas ajo ka treguar se ka telefonuar mikeshën e saj të ngushtë për t’i kërkuar kujdes për bashkëshortin dhe vajzën në rast se do të ndahej nga jeta.

“I thashë, ‘Thjesht dua t’i thuash Willow se sa shumë e desha’. Ishte shumë, shumë e frikshme dhe e keqe. Si prind, mendon çfarë do të lë pas për fëmijën tim? Çfarë po ju mësoj atyre? A do ja dalin ata mbanë në këtë botë, në këtë botë të çmendur që ne po jetojmë tani? Dhe çfarë duhet t’ju them nëse kjo është hera e fundit që duhet t’ju them diçka?”, është shprehur Pink.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore