Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet e njohur kundër: Në Shqipëri luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet për të trazuar ujërat...

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet

Në qytetin e Korçës do të rikthehet në datat 18-22 gusht Festa e Birrës. Këtë vit ka marrë vëmendje të madhe ky event për shkak se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb, Goran Bregoviç.

Lajmi është konfirmuar nga vetë organizatorët e festivalit, të cilët e kanë konsideruar atë si të ftuarin special të natës finale.

Një gjë e tillë  nuk është pritur aspak mirë nga shumë personazhe të njohur të ekranit, të cilët e konsiderojnë Goran si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Bregoviç ka qenë fyemëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë, sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet

Një ndër artistes shqiptare që reagoi për ardhjen e këngëtarit serb në Shqipëri, ishte Besa Kokëdhima. Kjo e fundit u bëri thirrje të gjithëve që të bojkotojnë pjesëmarrjen e tij në  këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

Në postimin e saj ka reaguar edhe Vesa Luma, e cila edhe më herët është shprehur kundër pjesëmarrjes së këngëtarit.

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet

“Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”, shkruan këngëtarja e njohur, e cila gjithashtu ka postuar një foto të Goran, ku shfaqet teksa dekorohej nga Vuçiç në shkurt të këtij viti, një ditë para Pavarësisë së Kosovës.

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet

“Urime Urime”, shkroi Vesa në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, ku Goran shkroi se ai u dekorua për shkak se përfaqësoi Serbinë dhe arritjet e larta në muzikë.

Edhe moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu ka bërë një postim në “Instagram”, ku është shprehur totalisht kundër ardhjes së tij. Ajo bën një qartësim se çfarë është art dhe si ngatërrohet arti në Shqipëri duke dashur kështu të japë mesazhin për ndalimin e ardhjes së tij në vendin tonë.

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet

“Sot, ne bote cancel culture, ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale!

Sot me shume se kurre vleresohet me shume "te qenit njeri" perpara te qenit artist!

Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!!

Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!

Nderkohe ... ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!!

Ka do zera qe flasin per art e se arti nuk ngaterrohet me politike, artin degjojani ne arena te tjera sa t'ju doje qejfi, po boll provokuat debate te liga qe ende lendojne plaget si dje!

Sa kohe nje artist nuk distancon artin e vet nga politika, atehere dhe arti i tij eshte po aq i felliqte!!!!

Varret jane akoma hapur, nenat e bijve te zhdukur pa varre jane ende gjalle, viktimat e perdhunimit, jetimet, te gjymtuarit po ashtu... sa turp per ty Shqiperi!

E per t'ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!!

#cancelfestaebirreskorce”, shkruan Fatma.

Këngëtari serb i ftuar special në Korçë, personazhet

Një tjetër personazh publik që bie dakord me Fatma Haxhialiu dhe nuk dëshiron ardhjen e Bregovic në Shqipëri, është Fjoralba Ponari. Në një “InstaStory” ajo shfaq hapur zemërimin e saj në lidhje me artistin serb. Sipas saj, nuk konceptohet festimi e hareja me asnjë artist serb që ka bërë thirrje lufte me muzikën kundër shqiptarëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore