Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Këndon shqip në emisionin grek, Anxhela Peristeri: Jam shqiptare, me Greqinë më lidh...

Këndon shqip në emisionin grek, Anxhela Peristeri: Jam shqiptare, me

Muajin që vjen, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e madh të muzikës, “Eurovision 2021”. E teksa është në pritje të festivalit, këngëtarja e dashur për publikun vijon me promovimin e këngës së saj që mban titullin “Karma”.

Së fundmi, Peristeri ka qenë e ftuar në emisionin e njohur grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV. Gjatë kësaj interviste, moderatorja e ka pyetur atë nëse është greke dhe Anxhela ka theksuar se është shqiptare.

Këndon shqip në emisionin grek, Anxhela Peristeri: Jam shqiptare, me

Anxhela ka folur rreth origjinës së saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

“Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur në Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti qe kam punuar”,  ka thënë këngëtarja e njohur duke sqaruar njëherë e mirë këtë situatë.

Ndërkohë në përfundim të emisionit, Peristeri perfomroi live këngën “Karma”, me të cilën edhe prezanton shtetin shqiptar në “Eurvision”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore