
"Kejvina më pëlqente...", Zhaklin Lekatari flet mbi rrugëtimin e Kejvinës në BBV! |
E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” ishte Zhaklin Lekatari, e cila momentalisht po përflitet shumë për rolin e saj si opinioniste në Big Brother. Sot Zhaklina ka lënë impenjimin e saj nga Prime i Big Brother për të na treguar eksperiencën e saj në këtë reality-show, opinionet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e saj me Arbër Hajdarin.
A mendon se ti je më e mirë se Arbri në gjykim?
Jo, unë mendoj se unë dhe Arbri jemi të ndryshëm dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Domethënë më pëlqen ky diversiteti që ne kemi. Sepse ne flasim për demokraci, por mendojmë sikur të gjithë njerëzit janë homogjenë, mendojnë të njëjtën gjë dhe kanë të njëjtat vlera. Kjo pra është e bukura, që ne jemi të ndryshëm, sepse figurat tona në publik janë të ndryshme dhe jemi në harmoni me njëri-tjetrin.
A ke krijuar ndonjë simpati për ndonjë banor aty brenda?
Ka shumë banorë që më pëlqejnë dhe një pjesë të tyre i njoh edhe nga jashtë. Kejvina më pëlqente për shembull. Kur hyri ajo, unë isha e bindur që do tregonte një anë tjetër të sajën, sepse ne e dimë se si i gjykojnë vajzat e bukura dhe modele në Shqipëri. Nuk po flas për mënyrën se si ajo reagoi, por aty ajo tregoi një humor. Kishte një dikotomi, aty ajo tregohej edhe e mprehtë edhe naive në të njëjtën kohë. Nëse ajo nuk do të kishte pasur traumat në të cilat ngeci, ajo do të jepte shumë më shumë. Por kur ti je në gjendje jo të mirë emocionale dhe të rikthehen disa trauma, duhet të jesh në një ambient ku të duan sinqerisht, jo në një ambient ku ka garë shumë të fortë dhe shumë tension emocional edhe mendor.







SONDAZH | Olta, Dea apo Tea: Kush lë shtëpinë e Big Brother të shtunën?
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




