Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Kaluam një natë të dehur”/ Ish-mësuesja shtatzënë me nxënësin e saj: Mendova se ai ishte s*ksi

“Kaluam një natë të dehur”/ Ish-mësuesja

Një ish-mësuese është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, pasi ka kaluar natën me një ish-nxënës. 33-vjeçarja, Amy Kupps, nga Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte lënë punën si mësuese për t’u bërë modele e “OnlyFans”.

Ajo ka pranuar se është në “shkatërruese e familjeve” pasi kërkon lidhje me burra dhe gra të martuara. Por kjo nuk do të thotë se nuk i pëlqejnë djemtë beqarë.

Gjashtë muaj më parë, Amy kishte vënë re një të ri që e shikonte gjatë një nate me miqtë. Ajo e kuptoi se ai ishte një ish-student i saj vetëm pasi shkuan në shtëpi së bashku dhe kryen marrëdhënie seksuale.

“Kaluam një natë të dehur”/ Ish-mësuesja

“Mendova se ai ishte seksi, kështu që kaluam një natë të dehur. Isha e kënaqur dhe shkova në shtëpi me një djalë më të ri, por të nesërmen në mëngjes ai më pyeti “a më kujtoni mua Miss Kupps”, ka treguar ajo për “NeedToKnow.online”.

Sipas saj, po ta dinte se ishte një ish-nxënës i saj nuk do të kishte shkuar në shtëpi me të. Ajo ka qenë mësuese e tij në vitin 2016, kur ai ishte 16 vjeç dhe tani është 22 vjeç.

Amy, e cila në “Instagram” numëron 87 mijë ndjekës, ka thënë se kishte në plan që të ndërpriste çdo komunikim me të menjëherë. Por ky plan u prish kur mësoi se ishte në pritje të ëmbël vetëm disa javë më vonë.

“Kaluam një natë të dehur”/ Ish-mësuesja

“Jam një katolike e devotshme, kështu që aborti nuk është një opsion për mua. Pasi i thashë, ai ishte i frikësuar. Dua të them se ai është vetëm 22 vjeç dhe është ende në kolegj, e kuptoj këtë.

Por i kam thënë se nuk ka pse të shqetësohet, sepse unë jam financiarisht mirë dhe nuk dua një marrëdhënie me të. Do të kujdesem vetë për këtë fëmijë. Familja e tij nuk e ka idenë, do të ishte kaq zhgënjyese për ta. Nëse ai ndihet gati në të ardhmen, është i mirëpritur që të takojë fëmijën e tij”, ka shtuar 33-vjeçarja.

Amy tani është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe jeton me dy fëmijët e saj të tjerë, një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare. Edhe pse kanë ngelur pak muaj për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, ajo është shprehur se nuk i ka prishur punë në faqen për të rritur.

Sipas saj, shumica e fansave ende nuk e kanë vënë re barkun e rrumbullakosur. Ajo ka shtuar se ata janë të kënaqur që gjoksi i saj është dyfishuar në madhësi.

“Kaluam një natë të dehur”/ Ish-mësuesja

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore