Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro”/ ‘Oferta’ e çuditshme e aktorit të njohur për vajzat

“Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro”/

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, u ka bërë një ftesë publike të gjitha vajzave që e ndjekin në rrjetet sociale. Ai u thotë që ta shoqërojnë gjatë fundjavës në bregdet.

Në videon e postuar në profilin e tij në “TikTok”, Albano shfaqet në breg të detit, por vëmendjen më të madhe e mori “oferta” e tij për vajzat.

“Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro”/

Bogdo shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.

“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua”, thuhet në shkrimin e plotë të Albanos.

Të shumta kanë qenë reagimet e ndjekësve, ku disa nuk e kanë mbajtur dot të qeshurën. Kishte edhe nga ata që kanë komentuar pamjen e aktorit të humorit.

Së fundmi, Albano ka bërë një ndryshim të madh në pamje, pasi ka prerë flokët e tij kaçurrela, duke u shfaqur tullac në publik.

“Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro”/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore