Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Ka qenë pjesë në një program italian? Antonela Berisha zbulon të vërtetën: Doja të më ngacmonin, jo të...

Ka qenë pjesë në një program italian? Antonela Berisha

Ajo është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”. Është fjala për Antonela Berishën, e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithëve sapo hyri në programin e dashurisë. Edhe pse pati takime të ndryshme e disa edhe mjaft romantike, ajo nuk arriti që të dilte me njërin prej tyre nga emisioni.

Së fundmi, Antonela ka zbuluar se para se të merrte pjesë në “Për’puthen” , ajo ka konkurruar edhe te emisioni italian “Uomini e Donne”. Por bukuroshja nga Shkodra ka hequr dorë në kohë dhe ka rrëfyer arsyen.

Ka qenë pjesë në një program italian? Antonela Berisha

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” rrëfeu se mënyra si ajo do të merrte pjesë në të, nuk ishte ajo që dëshironte, pasi do të ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë.

“Kisha konkurruar dhe atje, sepse kisha tre vite single. Por unë doja të më ngacmonin, jo t’i ngacmoja unë djemtë”, u shpreh Antonela.

Ish-konkurrentja tregoi gjithashtu se i është vërtetë mirënjohëse emisionit, pasi edhe pse nuk gjeti dashurinë, i ka hapur shumë dyer.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore