Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Juria më nervozon!”/ Dalina dhe Arditi komentojnë postimin e Arbana Osmanit: Këtë e them pa doreza...

“Juria më nervozon!”/ Dalina dhe Arditi komentojnë

I ftuar këtë të mërkure në  emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ishte këngëtari i njohur, Ardit Çuni, i cili ka folur rreth eksperiencës së tij në “Dancing With The Stars”.

Në një moment gjatë bisedës, këngëtari së bashku me moderatoren e njohur, Dalina Buzi, kanë komentuar edhe postimin e Arbana Osmanit, e cila kishte thënë se e nervozon juria me komentet për çiftet e DWTS.

“Juria më nervozon!”/ Dalina dhe Arditi komentojnë

Sipas moderatores së dashur për publikun, të gjitha kërcimet janë të bukura dhe konkurrentët janë të mirë.

Dalina u shpreh se Arbana e kishte në kontekstin e mirë këtë postim, ndërsa Arditi u shpreh se është dakord me postimin e Osmanit. Ai shtoi se juria duhet të nisë të distancojë çiftet që punojnë dhe janë më mirë se të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Dalina Buzi: Arbana nuk e kishte thën ëm,e të keq. Kishte thënë që ngaqë nuk marr vesh nga kërcimi dhe të gjithë më duken të jashtëzakonshëm, nxehem me jurinë. Po tani dikush duhet të fitojë.

Ardit Çuni: Nuk mund ta quaj padrejtësi, është si i vjen në atë moment performaca, duke futur aty edhe shijen personale, unë nuk ia marr personale këtë pjesën. Ajo që unë mendoj dhe këtë e them pa doreza, mendoj që juria duhet të fillojë të ndajë edhe nivelet, nuk mund ti fusë të gjithë në një thes.

Me thënë të drejtën kisha pritshmëri, kam punuar me vite me performancë, nuk jam profesionist por kam punuar. Që do i përballoja me sukses disa zhanera, nuk e prisja. Jam natyrë që shkoj shumë pas asaj që ndjej dhe ajo që nuk më pëlqen përgjithësisht nuk e bëj, por po punoj shumë së bashku me Jorën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore