Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Jo vetëm me Bar Rafaeli, Pique ka udhëtuar në Monako dhe me një grua tjetër!

 

Që prej shpalljes së divorcit mes Shakirës dhe Gerard Piqué, ‘paparaci’ Jordi Martín është bërë hija e çiftit. Katalanasi ka nisur të demaskojë qendërmbrojtësin dhe pabesitë e tij. Dhe duket se ai po ia arrin qëllimit.

Këtë fundjavë u zbulua se kapiteni i Barçës mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me 'top modelen' ndërkombëtare, Bar Refaeli. Një ‘aferë’ që mund të ketë ndodhur në vitin 2012 dhe ka zgjatur për disa muaj.

 

Por Martín nuk e la me kaq dhe donte të zbulonte një tjetër pabesi të Pique ndaj Shakirës, megjithëse në këtë rast ai nuk donte të përmendte emra:

"A doni më shumë? Mes 30 qershorit dhe 6 korrikut verën e kaluar, Pique bëri një udhëtim në Monako. I shoqëruar nga një person që nuk ishte Shakira”, sqaroi fotoreporteri.

 “Shakira po merr shumë informacione të reja që nuk ishte plotësisht në dijeni ”, ka vazhduar Jordi.

Më e veçanta ështe se sipas disa thashethemeve, Pique ka një vit që është në një lidhje me të dashurën e tij aktuale, Clara Chía, ndaj edhe ajo ka qenë pabesi nëse kjo do të ishte e vërtetë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore