Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç”/ Jasmina zbulon si i dha fund lidhjes me Andin: Është i vetmi njeri që...

“Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç”/ Jasmina zbulon

Pasi dolën nga “Për’puthen”, Jasmina dhe Andi vendosën që t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Fillimisht u duk se ndarja e tyre erdhi si pasojë e xhelozisë nga ana e Jasminës, e cila nuk duronte miqësinë e Andit me këngëtaren, Diona Fona.

E për të folur rreth kësaj, bukuroshja brune ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Gjatë bisedës në studio, ajo u shpreh se marrëdhënia me Andin ishte toksike dhe se nuk e ndjen fare mungesën e tij.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zbuloi se një pyetje e saj u mor në mënyrë të ashpër nga Andi, i cili zgjodhi të ndërpriste marrëdhënien me “bllok”.

“Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç”/ Jasmina zbulon

“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situate të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin.

Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prapë për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”, u shpreh Jasmina.

Gjatë intervistës Kadriu u pyet edhe në lidhje me miqësinë me Olën, ku duket se ka pësuar një krisje. Jasmina u shpreh se “janë me pushime”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore