Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Je xheloze për mua”/ Debat i ashpër mes konkurrentëve të “Për’puthen”: Kush je ti? S'kam ardhur për ty

“Je xheloze për mua”/ Debat i ashpër mes

Mateo dhe Kamila kanë pasur një takim sqaruar në studion e "Për’puthen", pas debatit të fundit që patën mes tyre.

Kamila u ofendua pasi Mateo postoi foto me Edën në ditën kur ata kishin takimin duke e quajtur mungesë respekti. Mateo nga ana tjetër e akuzoi Kamilën se ajo flirton me Remilin e djemtë e tjerë.

Pjesë nga debati:

Kamila: Nëse ke respekt foton e postoje pas takimit

Mateo: Flet ti për respekt që në backstage ikën me Remilin, bën foto me Petron. Vazhdo dil me Remilin. Unë s’jam xheloz. S’jam këtu për ty. Kurse ti ndjen xhelozi sepse ke pëlqim të madh ndaj meje

Kamila: Qëkur unë kështu?

Mateo: E ke shprehur që në momentin kur të kam zgjedhur në takim herën e parë. Qartësohu me veten.

Kamila: Jam shumë e qartë.

Mateo: Ti sot thua Mateo mua më pëlqen shumë, nesër thua mua më ka ikur pëlqimi se pashë një foto

Kamila: Të thashë që nëse bën një sjellje që mua nuk më pëlqen më ikën pëlqimi

Mateo: Moj vajzë unë këtu nuk jam për ty. Kush je ti?

Kamila: Po ti kush je që më trajton mua kështu? Kush je ti?

Kamila më pas u çua nga karrigia dhe e la takimin përgjys duke i thënë Mateos: Ti mua s’më flet dot në këtë lloj mënyre. Mëso të flasësh njëherë.

“Je xheloze për mua”/ Debat i ashpër mes

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore