Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte...”/ Armina Mevlani zbulon ‘sekretin’ e lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën

“Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte...”/ Armina Mevlani

Blogerja dhe moderatorja e njohur, Armina Mevlani, është një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo herë pas here preferon që të komunikojë me ndjekësit e saj përmes bisedave virtuale në rrjetet sociale.

Së fundmi, bukuroshja ka vendosur që t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj. Pyetjet më së tepërmi lidhen me marrëdhënien e saj të dashurisë me Shkëlzenin.

“Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte...”/ Armina Mevlani

Pyetja: Çfarë të tërhoqi nga Zeni që i keni rezistuar kaq shumë lidhjes?

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, theksoi ajo.

Më tej, ajo ka bërë me dije se është në një lidhje me Shkëlzenin prej 9 vitesh.

Gjithashtu, Armina ka treguar dhe se cilat janë cilësitë që ajo vlerëson më shumë te Shkëlzeni.

“Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte...”/ Armina Mevlani

Pyetja: Cilat janë cilësitë tek partneri jot që keni qëndruar kaq shumë?

“Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”, shkroi Armina.

“Jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte...”/ Armina Mevlani

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore