Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Iu gjet trupi pas 6 ditësh në liqen, Bebe Rexha tregon si e njohu aktoren e famshme

Iu gjet trupi pas 6 ditësh në liqen, Bebe Rexha tregon si e njohu

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka treguar se njihej me aktore Naya Rivera, e cila humbi jetën tragjikisht pas mbytjes në liqen dhe trupi iu gjet dje pas 6 ditë kërkimesh. 

Aktorja kishte marrë me të birin e saj 4-vjeçar një varkë me qera për të lundruar në liqenin Piru në Kaliforni. 

Lajmi i dalë dje në mediat botërore për konfirmimin e vdekjes së aktores së serialit të famshëm Glee ka mërzitur tej mase këngëtaren shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale Rexha shkruan: “Ky është një makth absolut. Kisha kënaqësinë të haja darkë me të një herë e ishte një njeri shumë i mirë. Zemra ime shkon pranë familjes dhe miqve të saj. Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të takoj në parajsë. Pushofsh në paqe Naya Rivera”.

Sipas dëshmisë së djalit 4-vjeçar, Naya ishte hedhur për të notuar në liqen dhe se nuk ishte kthyer më.

Ishin turistët e tjerë që njoftuan policinë pasi panë 4-vjeçarin të vetëm në varkë duke fjetur. 

Iu gjet trupi pas 6 ditësh në liqen, Bebe Rexha tregon si e njohu

Iu gjet trupi pas 6 ditësh në liqen, Bebe Rexha tregon si e njohu



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore