Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ishte një shok, por jo surprizë”/ Aktori i famshëm zbulon se është diagnostikuar me autizëm (FOTO)

“Ishte një shok, por jo surprizë”/ Aktori i famshëm

Aktori i famshëm, Wentworth Miller, ka zbuluar të martën se ishte diagnostikuar me autizëm. Këtë e ka mësuar vitin e kaluar, por që vetëm tani vendosi që ta bënte publike me të gjithë.

Aktori i “Prison Break” bëri një postim në “Instagram”, ku shkruan që e di se “një diagnozë është një privilegj që shumë nuk e gëzojnë”. Ai shtoi gjithashtu se diagnoza ishte “një shok” por “jo një surprizë”.

“Ishte një shok, por jo surprizë”/ Aktori i famshëm

“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar”, shkroi Miller.

Ky i fundit ka qenë i hapur në lidhje me luftën për shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai u përpoq të vriste veten si adoleshent.

“Ishte një shok, por jo surprizë”/ Aktori i famshëm

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore