Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Pas 35 vitesh së bashku, ndërron jetë bashkëshorti i Tom Ford

“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Pas 35 vitesh së

Bashkëshorti i Tom Ford, Richard Buckley është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. “Me trishtim të madh, Tom Ford njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të tij prej 35 vitesh”– thuhet në një deklaratë.

Mësohet se Richard vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij dhe pranë në momentet e fundit të jetës kishte djalin e tyre, Jack.

“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Pas 35 vitesh së

60 vjeçari Ford, i cili ka një pasuri me vlerë 500 milionë dollarë, u takua me Buckley në një shfaqje të modës në New York në 1986.

Ata qëndruan të lidhur për më shumë se tre dekada dhe u martuan zyrtarisht në vitin 2014 menjëherë pasi martesa brenda të njëjtit seks u legalizua në SHBA

Çifti gjithashtu ka një djalë tetëvjeçar, Alexander John ‘Jack’ Buckley Ford. Çifti u takua kur Ford, i cili mori drejtimin në Gucci para se të hapte kompaninë e tij të suksesshme, ishte vetëm 25 vjeç dhe Buckley ishte 38. Ai e përshkroi takimin e tyre “si dashuri me shikim të parë”.

“Ishte dashuri me shikim të parë”/ Pas 35 vitesh së

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore