
“Ishin të gjitha femra të momentit, portalesh...”/ Bledi ia thotë troç Luizit: Je i paqëndrueshëm mendërisht
Gazetari i njohur, Bledi Mane, është futur menjëherë në lojë. Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i spektaklit të “Big Brother VIP2”, ai është kapur direkt me këngëtarin e njohur, Luiz Ejlli, duke e quajtur “të paqëndrueshëm mendërisht”.
Sipas tij, Luizi ka dy qëndrime në shtëpi. Një herë është i qetë dhe i qëndrueshëm, dhe një herë ai del nga vetja, ulërit, ofendon e kërcënon.
Nga ana tjetër, artisti u shpreh se ai sulmon vetëm në kuadër të lojës, pasi nuk ka hyrë brenda në shtëpi të krijoi miqësi. Kur të dalim jashtë, mund të flasim e të rrimë sa të duash bashkë, i tha Luizi Bledit.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Thjesht e kam stakuar trurin. Kam hyrë këtu dhe do i shkoj deri në fund sa të mundem, kuptohet se nuk është në dorën time. Jam i përgatitur për çdo gjë. Unë e nisa vetë në atë lloj mënyre, me vrull, se thashë ta kapi shpejt. Se kur hyra dhe pashë me kë jam brenda, isha më në disfavor. Në start po them, se ishin të gjitha femra të momentit, portalesh, mediesh, thashethemesh. Për brezin tonë po flas, këto ishin brezi i momentit
Bledi: Nuk je aq i madh ti jo
Luizi: 37 jam
Bledi: Marshallah
Luizi: Po këto ishin të momentit dhe po shpërthenin. E unë thashë se duhet ta kap situatën se do më lënë në një cep. E po ngela, aty ngel se nuk ta jep njeri dorën në këtë lojë. Është tjetër gjë nëse e njeh nga jashtë, siç njoh tanin. Nitës që ditën e parë e kam sulmuar, në kuadër të lojës.
Bledi: Në fillim të lë përshtypjen e një njeriu tolerant, pastaj nis e bërtet e ulërit, kërcënon. Domethënë i paqëndrueshëm mendërisht.
Luizi: Ti mund të thuash edhe jam i marrë
Bledi: Nuk e di a aktron apo jo, por je i çik bipolar






Momente intime në BBV2/ Kiara lahet, Luizi e puth në dush (VIDEO)
Historia e plotë >


Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




