Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Ik se ta preva kokën”! Paloma në "BB VIP" rrëfen përplasjen me Edi Ramën shumë vite më parë

“Ik se ta preva kokën”! Paloma në "BB VIP"

Paloma përveçse një gazetare e zonja është dhe një ndër konkurrentet e “Big Brother Vip”. Si të gjithë aty brenda dhe Paloma ka treguar episode nga jeta e saj.

Paloma është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një eksperiencë në karrierën e saj me kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma.

Gjithashtu gazetarja ka rrëfyer që pas kësaj ngjarje, Edi Rama i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar: Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore