
Identifikohen modelet e skandalit në Dubai, si u zbuluan prej tatuazheve (FOTO)
Modelet e zhveshura të organizuara nga një agjenci pornografike izraelite, që u arrestuan për imoralitet në Dubai, janë nga Ukraina si dhe vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshi Rusinë, Bjellorusinë dhe Moldavinë.
Mediat në Moskë identifikonin gjithashtu një qytetar rus, si organizator të sesionit ‘imoral’ të fotografive, në ballkonin e një apartamenti në Emiratet e Bashkuara Arabe.
33-vjeçari Alexey Kontsov, raportohet se ka deklaruar në polici se ishte në një apartament aty pranë nga ku ka filmuar spektaklin e grave të zhveshura, të cilat ishin postuar në llogarinë e tij të mediave sociale.
Ai pranoi se kishte bërë ‘gabimin fatal’ të shpërndarjes së pamjeve, çka konsiderohet krim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Agjencia ruse ‘Life’, e drejtuar nga aleatja e Vladimir Putin, ish-gjimnaste olimpike Alina Kabaeva, shkruante se 40 modele ishin të përfshira në projektin që ka shkaktuar një skandal në Dubai.
Një numër më i vogël vajzash të zhveshura shiheshin në foto, për të cilën është bërë dhe zhurma më e madhe. Disa media thonë se vajzat janë organizuar nga një agjenci izraelite pornografie, çka mund të shkaktojë probleme serioze mes dy vendeve që para pak muajsh kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike.
Dy ukrainase në të 20-at e tyre janë emëruar si Yana e Diana, në cilat në llogarinë e tyre në Instagram shihen mbi një deve, ndërsa janë identifikuar në fotot ‘e ndyra’ të ballkonit nga tatuazhet e veçanta.
Një tjetër modele ukrainase Dariya Khorunzhenko, 19 vjeçe nga Poltava, ishte mes grupit. Modelet ukrainase Ekaterina Kashenko dhe Sophia Tkachuk, janë gjithashtu në foto.
Të gjitha modelet e identifikuara nga mediat kanë postuar së fundmi video ose imazhe të qëndrimit të këtyre ditëve në Dubai.
Agjencia ruse Mash, raportonte se në sesionin fotografik përfshihej dhe bija e një biznesmeni e ish-bankieri të njohur vendas. Por vajza mohonte sot se ka qenë në skenat e lakuriqësisë.
“Kjo është një sjelle e papranueshme dhe nuk reflekton vlerat dhe etikën e shoqërisë së Emirateve”, thuhej në deklaratën e policisë.

Nuk flasin me njëra-tjetrën? Fifi zbulon si i ka marrëdhëniet me Luanën
Historia e plotë >
“Njerëzit po shokohen, më pëlqen ta shoh këtë”, Tayna zbulon se agjëron
Historia e plotë >


E lidhur me Arsimin, por Ana i habit të gjithë me deklaratën (FOTO)
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dokumenti/ LSI kallëzon në SPAK ministrin Peleshi dhe 3 drejtorët lokal...
Historia e plotë >
Fushata zgjedhore në Shqipëri ka arritur pikun, votuesit po bombardohen ...
Historia e plotë >
Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid

Studimi/ Një dozë e vetme Pfizer ose AstraZeneca u jep shumë antitrupa personave që...

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën
Zgjedhje 2021



Basha në Paskuqan, socialisti pret me gërshërë kartën e anëtarit të PS
Historia e plotë >
