Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

I ulur në gjunjë me kutinë e unazës/ Sarah Berisha ngel pa fjalë nga propozimi i papritur i PM (VIDEO)

I ulur në gjunjë me kutinë e unazës/ Sarah Berisha ngel pa

Të gjithë janë kuriozë të dinë se kur Sarah Berisha dhe Dj PM do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.

Së fundmi, Berisha festoi ditëlindjen që e kaloi në dasmën e një miku bashkë me DJ. Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot.Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë.


Megjithatë, PM i ka bërë të dashurës së tij një dedikim të ëmbël. Ndonëse u “justifikuar” duke thënë se nuk është romantik, Dj PM i ka shprehu fjalët më të bukura blogeres në këtë ditë të veçantë.

“Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”- shkruan Dj.

I ulur në gjunjë me kutinë e unazës/ Sarah Berisha ngel pa

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore