Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

I thanë se po plaket dhe është e tmerrshme/ Aktorja e njohur merr “propozim” nga i dashuri 19 vite më i vogël se ajo

I thanë se po plaket dhe është e tmerrshme/ Aktorja e njohur merr

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, jo vetëm që publikon foto të pamodifikuara, por u përgjigjet sinqerisht të gjithë atyre që e kritikojnë.

Së fundmi, Adriana vendosi të publikojë një foto të vetes me anë të së cilës i është përgjigjur të gjithë atyre që i thonë se po plaket.

 “Në një foto disa më shkruajtën: ‘Sa keq po plakesh, je e tmerrshme’. Ajo që ndodh, më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41, e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ishin fjalët e Matoshit.

I thanë se po plaket dhe është e tmerrshme/ Aktorja e njohur merr

Pas këtyre fjalëve, vëmendjen e mori edhe komenti i të dashurit të saj, Keith Groeneveld. Futbollisti afrikan, i cili është 19 vite më i ri se aktorja, i komentoi me anë të emoji-t të një unaze prej diamanti, pra duke e propozuar për martesë.

Dhe përgjigja e Adrianës ishte: “PO!”. Nuk dihet ende nëse martesa është në planet e afërta të çiftit, megjithatë, ata po e shijojnë shumë romancën krah njëri-tjetrit.

Kujtojmë se aktorja e njouhr është nënë e katër fëmijëve, më i madhi nga të cilët është 20 vjeç.

I thanë se po plaket dhe është e tmerrshme/ Aktorja e njohur merr

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore