Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

I tha se ka fituar gjëra qyl nga “Për’puthen”, ish-konkurrentja i mbyll gojën ndjekësit: Kujto riskun e madh...

I tha se ka fituar gjëra qyl nga “Për’puthen”,

Ana Kauri vendosi pak kohë më parë që ta linte përfundimisht emisionin e "Për'puthen", pasi u shpreh se nuk e gjente veten me asnjë nga djemtë e programit.

Edhe pas daljes nga emisioni, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes. Kjo për shkak se ftohet në studiot e emisioneve të ndryshme, apo pasi është edhe aktive në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Ana ka hapur një temë se cila ka qenë sakrifica më e madhe që ndjekësit e saj kanë bërë në jetë për të arritur këtu ku janë sot. M

es shumë përgjigjeve, njëri prej tyre që ishte thumbues për Anën i ka tërhequr vëmendjen ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

“Të paktën nuk jemi futur në Për’puthen, t’i gjejmë qyl gjërat”, i ka shkruar dikush.

I tha se ka fituar gjëra qyl nga “Për’puthen”,

Ish-konkurrentja ka kthyer një përgjigje dhe ka treguar se në fakt asgjë nuk ka fituar qyl nga “Për’puthen”.

“Asgjë nuk të jepet qyl sot! Nëse të duket kështu kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Për’puthen që do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh psikologjik që të krijohet, dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët,” i është kthyer Ana Kauri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore