Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“I shkatërruar për këtë lajm”/ Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë aktori i njohur

“I shkatërruar për këtë lajm”/ Vuante nga

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare aktori i njohur, Paul Ritter. Mediat e huaja shkruajnë se ai vuante nga tumori në tru. Ritter ka humbur jetën një ditë më parë dhe lajmi është konfirmuar nga persona të afërt të tij.

Sipas agjentit të aktorit, Ritter ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pranë familjes, gruas dhe 2 djemve.

“Me hidhërim të madh konfirmojmë që Paul Rotter është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij me bashkëshorten Polly dhe djemtë Frank e Noah. Ai ishte 54 vjeç dhe vuante nga një tumor në tru”, ka thënë përfaqësuesi i tij.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët e aktorit u shprehën të pikëlluar për humbjen e tij, ndërsa e vlerësuan lart figurën e Ritter.

“I shkatërruar për këtë lajm kaq të trishtë. Paul ishte një njeri i dashur, i mrekullueshëm. I sjellshëm, shumë i kujdesshëm dhe aktori më i mirë me të cilin kam punuar”, është shprehur Robert Popper.

Aktori i njohur ka luajtur në disa filma duke përfshirë Harry Potter dhe Friday Night Dinner, Ritter ishte gjithashtu një aktor i talentuar i skenës dhe ishte nominuar për një çmim Olivier më 2006 për interpretimin e tij në Coram Boy dhe për një çmim Tony për rolin e tij më 2009 në Conquests Norman.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore