Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

I riu bën drift jashtë lokalit në Londër ku performoi artisti shqiptar, përplas rëndë 4 persona (VIDEO)

I riu bën drift jashtë lokalit në Londër ku performoi

Këngëtari shqiptar Butrint Imeri performoi mbrëmë në një lokal në Londër, ku sigurisht mblodhi shumë shqiptarë.

Por pas përfundimit të performancës së këngëtarit, jashtë lokalit është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Një i ri ka nisur të bëjë drift me makinë, teksa aventura për pak është kthyer në tragjedi pasi ka përplasur dhe lënë të plagosur rëndë 4 persona.

Nuk dihet ende identiteti i të riut që bëri manovra të rrezikshme dhe katër të plagosurve, ndërsa në videon e mbërritur pranë redaksisë sonë shihet që janë mbledhur shumë njerëz.

Një nga 4 të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Videon e incidentit mund ta shikoni KETU

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore