Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Efit i vjen oferta e papritur për një set fotografik me Oltën/ Përgjigja EPIKE që dha ish-banorja e BB VIP2

Efit i vjen oferta e papritur për një set fotografik me Oltën/

Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari kanë pasur debate mjaft të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Tani që Efi ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se sërish mendon njësoj për aktoren dhe nuk do ta ketë shoqe ndonjëherë.

Megjithëse brenda në shtëpi vajzat patën një darkë sqaruese që u duk sikur qetësoi ujërat dhe e ktheu Efin në anën e Oltës, në fakt ndodhi e kundërta!

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” vazhdoi t’i qëndrojë mendimit të saj se e sheh Oltën si një personazh “të lig” siç shprehej ajo, ndërsa tregoi se s’do t’i kthente kurrë shpinën mikut të saj, Luiz Ejllit.

Pas eliminimit, Efit i është bërë një “Telefonatë e fshehtë” nga stafi i Top Albania Radio, ku i kërkonin të bënte në të ardhmen një photoshooting me Oltën.

“Si mike por edhe si rivale” ishte kërkesa e stafit që e ka çuditur Efin. Kësaj kërkese, ajo i është përgjigjur kategorikisht JO.

“Jo, kjo gjë nuk ka shanse të ndodhi”- tha Efi.

Ndërkohë kujtojmë se kjo e fundit ishte në kulmin e lojës së saj kur u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, për shkak të “pushtetit” që iu dha Dea Mishelit për të nxjerrë në nominim tre persona.

Ajo zgjodhi Luizin, Efin dhe Kiarën, duke prishur kështu treshen e famshme që ia kishte vendosur grupit emrin “LEK”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore