Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“I kam nisur që prej moshës...”/ Dafina Zeqiri pranon publikisht operacionet plastike (FOTO)

“I kam nisur që prej moshës...”/ Dafina Zeqiri pranon

Dafina Zeqiri u përball rreth dy ditë më parë me disa komente të ashpra nga ndjekësit e saj në lidhje me operacionet plastike që këngëtarja ka bërë.

Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, është përballur së fundmi me disa komente aspak të këndshme në lidhje me operacionet plastike. Shkak i këtyre komenteve të ashpra u bënë disa “sefie” që ajo ndau me ta në profilin  saj në “Instagram”.

Në pozat në fjalë, Dafina shfaqej “ujë e sapun” dhe buzët dukeshin paksa të fryra. Vetëm kaq u desh që fansat të vërshonin menjëherë në ofendime dhe kritika ndaj saj.

“I kam nisur që prej moshës...”/ Dafina Zeqiri pranon

Artistja reagoi në lidhje me këto komente negative duke publikuar në rrjetet sociale një video ku shprehej:

“Dje përdora një filtër që i bëri buzët e mia të duken shumë të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të ashpra sidomos ato që vinin nga femra që më ndiqnin mua. Bullizues. Shikoni fytyrën dhe filtrat tuaj. Kur të mbushni ju 33 vjeç dhe të mos keni bërë botoks dhe filler, ejani të flisni me mua. Fytyra ime. Filtri im. Jeta ime. Shikoni tuajën. Faleminderit.”

Ndërkohë pas këtij postimi Dafina ka publikuar komentin e një ndjekëseje ku i këshillonte që ta dojë veten dhe të ndihet mirë. Krahas komentit ka ardhur dhe përgjigja e këngëtare e cila duket se më në fund i ka pranuar operacionet e saj plastike duke treguar dhe periudhën se kur i ka nisur.

“I kam nisur që prej moshës...”/ Dafina Zeqiri pranon

Sipas artistes, pagjumësia, udhëtimet e shumta e ‘detyrojnë’ të kryejë këto ndërhyrje pasi nuk mjaftojnë vetëm trajtimet e fytyrës. Ajo zbuloi se ndërhyrjet e para i ka nisur prej moshës 28-vjeç ndërsa operacionin e hundës dhe të gjoksit më herët.

Gjithashtu ajo përmendi dhe ikonën e bukurisë Marilyn Monroe e cila sipas saj ajo ka kryer operacione plastike që në atë kohë por shumë pak veta e dinë. Dafina u shpreh se kur dikush e quan natyrale i vërsulen menjëherë femrat me komente absurde.

“ E mira është ta duash veten dhe të ndihesh mirë me veten! Si ta ndjesh ashtu vepro… je si zemër si me si pa! Veç mos li hapësirë për keqkuptime se i bën edhe 33 apo 40, ka femra që nuk kanë fillera njësoj si ato që janë 33 apo 40 vjeç dhe kanë fillera… me një fjalë si ta ndjesh bëje vetëm duaje veten! Je zemër”- komentoi ndjekësja.

“I kam nisur që prej moshës...”/ Dafina Zeqiri pranon

“Jam fytyrë publike kam 15 vite që këndoj dhe punoj si artiste profesionalisht, nuk flej mirë shpesh herë punoj natën, udhëtime të shumta dhe normal nuk mjaftojnë tek unë vetëm trajtime të fytyrës por edhe pak botox e fillër. Unë që prej moshës 28 vjeç kam filluar për herë të parë, të mos flasim për operacionin e gjoksit dhe të hundës që i kam bërë shumë më herët. Marilyn Monroe ka pas ndërhyrje që se din askush dhe i thonë ‘natural’ dhe mua si të më thonë direkt ‘natyrale’ vërsulen menjëherë disa femra me komente absurde", u përgjigj Dafina.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore