Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Aktori i pastrehë që të gjithë rrogën e çon për bamirësi

Aktori i pastrehë që të gjithë rrogën e çon

Aktori dhe aktivisti uellsian, Michael Sheen tha se të gjitha paratë që do të fitojë nga profesioni i tij do t’i shpenzojë për kauza bamirësie, sidomos në drejtim të strehimit social dhe ndihmës së të pastrehëve.

Ai u bë edhe më i famshëm pasi shiti shtëpitë e tij për të siguruar që Kupa e Botës në futboll për të Pastrehët 2019 të zhvillohej në Cardiff, duke paguar një pjesë të mirë të 2.5 milionë dollarëve që kushtoi kompeticioni.

Tani ylli i Hollivudit është zotuar të vazhdojë të përdorë paratë që fiton nga aktrimi për të financuar më shumë projekte. “Çuditërisht u ndjeva mirë pasi shita shtëpinë dhe financove këtë kupë bote dhe do ta bëj sërish në të ardhmen”.

"Unë në thelb e kam kthyer veten në një organizatë bamirëse, një aktor jofitimprurës", tha ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore