Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“I kam gjërat e qarta” / Donaldi siguron Beatrix

“I kam gjërat e qarta” / Donaldi siguron Beatrix

Donaldi ka përforcuar qëndrimin e tij për lidhjen me Beatrix. Ai i ka pohuar këngëtares se i ka gjërat e qartë në kokë.

“Çfarë po mendon?”, e pyeti Beartix.

“S’dua të mendoj asgjë. S’dua t’i fus vetes stres kot. Ndikon tek mua dhe tek ty. Unë gjërat i kam shumë të qarta”, tha Donaldi.

Më herët, Big Mama i ka rrëfyer Beatrixit qëndrimin që ajo ka për lidhjen e saj me Donaldin. “Unë mendoj se nuk duhet të ishe nxituar”, i tha ajo Beatrixit.

Ndërkaq, Beatrix replikoi duke thënë se nëse kjo marrëdhënie do të ishte krijuar jashtë, do të ishte më shumë e rezervuar dhe mbase nuk do të kishte lejuar kurrë të ndodhte.

‘’Këtu është një realitet tjetër, jashtë ti ke mundësinë ta mendosh veprimin tënd, ndërsa këtu ngjarjet ndodhin kaq shpejt sa ti nuk e mendon dot aq gjatë”, tha ajo.

Gjithsesi Big Mama e këshilloi këngëtaren që të ndiqte zemrën dhe se në një shoqëri si e jona ‘’çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë’’.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore