Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

I jep fund lidhjes me të dashurin/ Soni Malaj zbulon si lindi bashkëpunimi me Flori Mumajesin: Mund të kenë kaluar...

I jep fund lidhjes me të dashurin/ Soni Malaj zbulon si lindi

Të gjithë e mbani mend historinë e bukur të dashurisë mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit. E të gjithë mbetën të habitur kur ata zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

E teksa kanë kaluar 10 vite që nuk kishte asgjë që i bashkonte dy këngëtarët e njohur, tashmë ka ardhur bashkëpunimi i tyre i radhës.

 “Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni, deri ditën e diel ku dyshja “shokoi” ekranin. Soni Malaj prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të këtij viti.

E gjeni dot kush e ka shkruar tekstin e kësaj balade që të rrëqeth mishin? Është pikërisht Flori Mumajesi. Ish-çifti ka thyer tabu pasi nuk ndodh shpesh mes personazheve publikë që kanë pasur një histori kaq të bujshme dashurie, të rikthehen në një projekt të përbashkët pas 10-vitesh.

I jep fund lidhjes me të dashurin/ Soni Malaj zbulon si lindi

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, teksa vlerësoi punën e ish-partnerit të saj si kantautor, këngëtarja u shpreh se balada iu propozua nga vetë Flori Mumajesi dhe u mirëprit nga publiku.

“Si bashkëpunim artistik ka mbaruar me albumin “Unik”, nga ai album dolën këngë të ndryshme e më pas nuk kemi bashkëpunuar. Mund të kenë kaluar gati 10 vite që prej atij bashkëpunimi. Mu propozua si këngë, sepse djemtë mendonin se është këngë e përshtatshme për mua. Flori padiskutim ka veçantinë e tij, si bashkëpunim jo u mirëprit por u përqafua shumë,”- u shpreh ajo.

I jep fund lidhjes me të dashurin/ Soni Malaj zbulon si lindi

Ky rikthim i Soni Malajt dhe Flori Mumajesit mund të quhet një ngjarje me rëndësi për muzikën shqiptare, por nga ana tjetër kjo ndodh menjëherë pas lajmit se Soni Malaj dhe Klevi nuk janë në ditet më të mira të dashurisë së tyre.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore