Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

I dërgojnë fotot e Andit me këngëtaren e njohur, Jasmina flet me tone të ashpra: Fytyra e vërtet e një…

I dërgojnë fotot e Andit me këngëtaren e njohur, Jasmina

Andi Artani dhe Jasmina Kadriu u larguan pak ditë më parë nga emisioni “Për’puthen” me idenë se do ta njihnin më mirë njëri-tjetrin larg vëmendjes së publikut. Madje produksioni u vuri atyre edhe një “kusht”. Ata duhej të ktheheshin pas një muaji në program që të tregonin se çfarë po ndodh mes tyre.

Por duket se tashmë gjërat kanë përfunduar mes tyre.Si Andi, ashtu edhe Jasmina, kanë fshirë të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe për më tepër nuk ndiqen më.

E jo vetëm kaq! Ndjekësit përkatës të tyre në rrjete sociale shpesh i etiketojnë në foto apo video të ndryshme, madje luajnë edhe rolin e “detektivit” për të zbuluar se me kë del njëri apo tjetri.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Jasminës, të cilës i kanë dërguar një foto, në të cilën shihet Andi dhe Diona, këngëtarja që e zgjodhi si protagonist në videoklipin e saj muzikor, duke u argëtuar edhe nën shoqërinë e disa miqve.

I dërgojnë fotot e Andit me këngëtaren e njohur, Jasmina

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e ka publikuar këtë imazh në Instastory dhe krahas tij shkroi:

“Boll më pyetët se çfarë bën Andi e nga është Andi. Durova të dal si femër e fiksuar para një Shqipërie, ndërkohë që duket kush shkon mbrapa femrës së gabuar.

Dje ka qenë i ftuar në ditëlindje (i referohet ditëlindjes së ish-konkurrentit Fation Kuqari), por ka ikur direkt drejt Vlorës për t’i ardhur në ndihmë ‘shoqes’ që e ka njohur vetëm kur i ka shkruar për ta marrë si imazh.

Nuk kam folur e nuk kam hapur kësi temash, sepse personi në fjalë takohej me mua dhe më bënte të dukesha si e çmendur për këto ‘mendime’. Dje, ua them sinqerisht, po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxorrët fytyrën e vërtetë të mashkullit ‘të dashuruar’.

Njeriu i fundit që do të doja t’ia hiqja maskën publikisht, por si fillim ai s’duhej të kishte maskë me mua. Sa për këtë ‘femrën’, bota është rrumbullak, sot unë, nesër ti.

Edhe po, jam duke i dhënë prapë rëndësi publike dhe kushdo që do dojë të kthejë përgjigje jam e hapur për çdo ballafaqim! Edhe pse s’ka gojë njeri të më flasë. Gjithsesi ju pres.

I dërgojnë fotot e Andit me këngëtaren e njohur, Jasmina

Edhe ju lutem, mos më bëni më tag nëpër video e foto me të. Ju puç”, ishte sqarimi i Jasminës për të gjithë publikun.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore