Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

"I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht Shkëndije Mujaj: Fitoja lekë haram

"I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht

Kanë kaluar disa muaj nga koha kur këngëtarja Shkëndije Muja u shfaq në emisionin “Shqipëria Live” dhe lajmëroi një ndryshim radikal të jetës së saj.

Ajo ka hequr dorë përfundimisht nga fotot provokuese dhe tashmë është e mbuluar me hixhab (shami) dhe i është dedikuar Zotit. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Shkëndija rikonfirmoi edhe njëherë se ka hequr dorë nga jeta e mëparshme. Për këtë ajo thotë se ndihet shumë mirë dhe është tejet e lumtur. 

"Jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që kisha. Po i dashuri im Allahu xh.sh. e mori nënën time të bukur, që më solli në këtë botë dhe akoma e ndjej dhimbjen, mungesën, malli vjen e shtohet, por unë nuk mund të kuptoj të tjerët që e lëshojnë në dhe nënën, babain, motrën, vëllaun, duke mos i shtruar vetes pyetjet ‘ku shkoi?’ dhe ‘a ka nevojë t’i ndihmojë diçka?’. Vazhdojnë jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ajo më rri para syve; kur e pashë nënën time të ngrirë dhe të ftohtë, u binda se caktimi i Allahut do të ndodhë pamëshirshëm dhimbjes sime. Por unë e dua Allahun edhe më shumë, i lutem me kënaqësi ta mëshirojë nënën time dhe të na ribashkojë në xhenet inshallah.

Mbulesa ime është biznes me Allahun. Ndjekësit e mi do kenë shansin të njohin të vërtetën inshallah. Do mundohem t’u paraqes realitetin."

 

"I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht "I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht "I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht "I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht "I dashuri im është Allahu", mbulohet plotësisht

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore