Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Hyri në tualet dhe…”/ Aktorja e Hollywood ndërron jetë papritur në moshën 38-vjeçare!

“Hyri në tualet dhe…”/ Aktorja e Hollywood ndërron

Një tjetër aktore e famshme e Hollywood-it ka humbur jetën.

Sipas “TMZ”, Jessica Campbell ka ndërruar jetë në moshën 38 vjeç. Jessica Campbell u bë e njohur nga roli që luajti në “Election” në vitin 1999.

E ndjera ka lënë pas djalin 10-vjeçar, Oliver, teksa njerëzit pranë saj kanë deklaruar se humbja ishte e papritur.

Lajmin e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe ‘GoFundMe’. Shkaku i vdekjes së Jessica nuk është zbuluar akoma, por Wessling i tha “TMZ” se familja e saj po pret rezultate nga “Zyra e Qarkut Multnomah” në Oregon.

Wessling tha se në një moment Campbell hyri në një banjë dhe nuk doli e gjallë prej andej, pasi familjarët e gjetën pa shenja jete.

“TMZ” deklaroi se tezja dhe ndihmësmjekët e thirrur u përpoqën ta shpëtonin por fatkeqësisht nuk ia dolën. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë e infektuar me Covid-19 pasi para se të mbyllte sytë, ka thënë se i duket sikur është ftohur.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore