
Humbi djalin gjatë lindjes/ Georgina Rodrigues prek me postimin e saj të fundit në rrjete sociale
Georgina Rodrigues dhe futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo para disa muajsh janë bërë sërish prindër, duke zgjeruar familjen e tyre.
Teksa dyshja ishin të lumtur se në jetë do të vinin dy fëmijë, vajzë dhe djalë, gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.
Bëjmë me dije se çifti njoftoi më 18 prill të këtij viti se gjatë lindjes kishte arritur të mbijetonte vetëm vajza.
Një postim i cili solli shumë reagime ngushëlluese për familjen e futbollistit portugez.
Që pas kësaj ngjarjeje ata kanë treguar se forcën e kanë gjetur tek familja dhe tek vajza që arriti të mbijetojë.
Së fundmi Rodrigues ka publikuar në Instastory një foto të qiellit së bashku me dy emoji, një ëngjëll dhe zemër duke ia dedikuar djalit të tyre.
Rodriguez dhe Ronaldo janë bashkë që nga viti 2017, ata kanë dy vajza Alana Martina, 4 vjeç dhe vajza e porsalindur.
Ylli i futbollit është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakëve 4 vjeçarë, Eva dhe Mateo .









Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla
Aktualitet

Pushuesit shokohen në Durrës, deti nxjerr një të vdekur
Historia e plotë >


