
Horror në pishinë! Notares së njohur i bie të fikët në ujë, rojet e shpëtimin nuk bëjnë asgjë (FOTO)
Notarja e njohur amerikane, Anita Alvarez, është me fat që është gjallë pasi i ra të fikët gjatë garës në Kampionatin Botëror. Ajo u shpëtua nga trajnerja e saj të mërkurën.
“Daily Mail” shkruan se Alvarez po garonte në finalen e garës së lirë për femra, kur ra pa ndjenja dhe u fundos në fund të pishinës në Budapest.
Trajnerja e saj, Andrea Fuentes, u hodh menjëherë në ujë dhe e tërhoqi zvarrë në vend të sigurt, duke u ndihmuar nga një burrë, emri i të cilit nuk dihet.
Nga ana tjetër, notarja erdhi në vete menjëherë pasi e nxorën nga pishina. Ajo mori ndihmën e parë dhe thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet nuk e po bënin asgjë. Isha e frikësuar sepse e pashë që ajo nuk merrte frymë, por tani po shkon mirë. Anita është shumë më mirë”, ka deklaruar Fuentes më pas.
Ndërkohë ekipi amerikan i notit ishte dukshëm i shqetësuar nga incidenti i tmerrshëm dhe më pas u panë duke ngushëlluar njëri-tjetrin pranë pishinës.
“Anita është në rregull – mjekët kontrolluan të gjitha vitalet dhe gjithçka është normale: rrahjet e zemrës, oksigjeni, nivelet e sheqerit, presioni i gjakut, etj... gjithçka është në rregull”, ka shkruar trajnerja në një postim në “Instagram”.

Kjo nuk pritej nga Putin, Rusia bën tërheqjen e parë nga ...
Historia e plotë >
46 emigrantët e vdekur brenda kamionit/ Shoferi rrezikon dënimin me vdekje
Historia e plotë >





"Tronditet" Turqia nga dy tërmete të forta, sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




