Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Dalin FOTOT tronditëse/ Angelina Jolie duke u puthur me të vëllain, kush është femra me të cilen tradhtoi burrin...

Dalin FOTOT tronditëse/ Angelina Jolie duke u puthur me të

Aktoria Angelina Jolie, e cila konsiderohet dhe femra më e bukur në botë, ka kaluar histori të çuditëshme dashurie. Sipas mediave ajo ka treguar se ka fjetur vetëm me 4 meshkuj në jetën e saj, 3 prej të cilëve i ka pasur bashkëshortë. Sakaq në një intervistë që ka publikuar në vitin 2007, ajo ka deklaruar se ka qenë një fëmijë me prirje shumë seksuale dhe luante me puthje me djemtë.

Në një nga rrëfimet e saj ajo ka zbuluar se e ka humbur virgjërin kur ka qenë 14 vjeç dhe për këtë ka pasur lejen e nënës së saj, po ajo ka treguar që me të dashurin e saj ka eksperimentuar duke provuar aventura të ndryshme seksuale.

“Pa marrëdhënieve seksuale me të dashurin tim, emocionet nuk ishin shumë të mjaftueshme. Për këtë arsye ne luanim me thika dhe gjakoseshim kur bënim seks”, rrëfente Jolie në vitin 2013 për Cosmopolitan.

Ndërkohë,  moshën 20-vjeçare ajo ka qenë një përdoruese e drogës, po në këtë periudh është njohur me bashkëshortin e saj të parë, Jonny Lee Miller. Në mënyrë paralele ajo ka pasur dhe një marrëdhënie lesbike me aktoren Jenny Shimizu.

“Unë do të isha martuar me të, nëse nuk do të isha bashkëshortja e Miller”, ka rrëfyer ajo. Kjo marrëdhënie e saj, u bë shkak për t’u ndar nga bashkëshorti i saj i parë.

Historia shokuese e saj nuk mbaron këtu, një vit më pas ajo është fotografua duke u puthur në buzë me të vëllain e saj. Puthje që u përsërit edhe më vonë.

Në vitin 2000, kur ajo u nderua me çmimin Oscar dhe e hapi fjalimin me fjalët unë jam kaq e dashuruar me vëllain tim.

Më pas po atë muaj ajo filloi të shoqërohej me aktorin Billy Bob Thornton dhe dy muaj më vonë ata u martuan në Las Vegas. Por më pas u divorcuan.

Në 2005 ajo martohet me Brad Pitt, i cili u divorcua nga aktorja tjetër e njohur Jennifer Aniston, për t’u martuar me Jolie. Megjithatë, historia e tyre ka marrë fund ata janë në porces divorci. Sakaq prej asaj kohe ajo nuk është parë me meshkuj të tjerë.

Dalin FOTOT tronditëse/ Angelina Jolie duke u puthur me tëDalin FOTOT tronditëse/ Angelina Jolie duke u puthur me tëDalin FOTOT tronditëse/ Angelina Jolie duke u puthur me të

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore