
“Histori dashurie e fshehtë, s*ks dhe gjak”/ Nota që i vendosën mediat italiane Ronela Hajatit: Zëri i fuqishëm por...
Mediat italiane kanë komentuar ditën e sotme të 17 performancat e një nate më parë në “Eurovision”. Por jo vetëm kaq, pasi kanë shkruar edhe për veshjet e këngëtarëve në garë, prezantuesve të festivalit dhe gazetarëve italianë që përkthenin nga anglisht në italisht.
Përfaqësuesen e Shqipërisë, Ronela Hajati, ata e kanë vlerësuar me notën 4 për zgjedhjen e bërë. Ata e kanë vlerësuar për energjinë që solli në skenën e madhe në Torino, por nuk i kursyen as batutat.
“Reggaeton dhe folklori ballkanik: Dikush të na japi antidotin menjëherë… Nëse nuk mjafton ajo që keni parë live, shkoni gjejeni videon në YouTube:
Një fantazi mesjetare si ‘Game of Thrones’ për të treguar një histori dashurie të fshehtë, tradhti, seks dhe gjak. Zëri i fuqishëm, por jo gjithmonë i përqendruar! Ronela vendosi dorën në zonën intime gjatë performancës, që Eurovision-i e kishte censuruar në rrjetet sociale (por a i njohin Michael Jackson dhe Madonna?). Gjithsesi artistja e realizoi performancën e saj”, shkruanin mediat italiane.
E nuk e kanë lënë me kaq, pasi “Corriere della Sera” nuk është treguar shumë dashamirëse me përfaqësuesen tonë në Eurosong.
“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bishtin. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Me siguri fillimi i mbrëmjes plot energji, ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”, thuhej në shkrim.

Çfarë ndodhi? Tina Turner thyen rekorde një ditë pas vdekjes së saj
Historia e plotë >






“Eurovision 2023” thyen rekorde, do të mbahet mend gjatë në histori
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qeveria nis zëvendësimin e ambasadorëve, Top Channel siguron emrat
Historia e plotë >
Sulmohet nga serbët automjeti i ekipit të Top Channel, protestuesit i he...
Historia e plotë >
Kujdes, shiu nuk i ndahet Shqipërisë! Ja sa do të jenë temperaturat

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari sot?

Nis në orën 13:00! Reshje dhe rrufe të shumta, zonat që do të “pushtohen” nga moti i keq
Aktualitet



"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me kalimtarin: Hajde, hajde që ta...
Historia e plotë >
