Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Harry dhe Meghan përplasen me BBC, zbuloni arsyen e fortë

Harry dhe Meghan përplasen me BBC, zbuloni arsyen e fortë

Vetëm pak ditë më parë, Meghan Markle dhe Princ Harry, zbuluan se janë bërë prindër për herë të dytë. Duka dhe Dukesha i Sussex janë bërë me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lilibert Diana Mountbatten-Windsor.

Mediat e huaja shkruanin se emri ‘Lilibet’ u zgjodh në nder të stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Elizabeth, të cilën e thërrisnin kështu me përkëdheli në rininë e saj. Diana, në nder të gjyshes së saj të ndjerë, princeshës së Uellsit. Ata do ta thërrasin të voglën ‘Lili’.

Ndërkohë BBC duke cituar burime pranë Pallatit Buckingham shkruante se Mbretëresha nuk ishte në dijeni të faktit se ata do ta quanin ashtu të voglën e tyre.

Njëkohësisht thuhej se kjo është dhe arsyeja e mosmarrëveshjes së re publike mes çiftit Meghan-Harry dhe familjes mbretërore. Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Buckingham-it i tha BBC-së se Mbretëresha “nuk ishte pyetur kurrë” në lidhje me vendimin e çiftit për t’i vënë pseudonimin e fëmijërisë vajzës së tyre.

E duket se këto lajme nuk janë pritur aspak mirë nga Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle. Ata duket se kanë kërkuar që të fshihet sa më shpejt ky raportim i rremë nga “BBC”.

Sipas BBC, transmetuesi britanik ka marrë një letër ligjore nga avokatët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Schillings, e cila i referohet raportimit nga korrespondenti mbretëror Jonny Dymond si “i rremë dhe shpifës”.

Një zëdhënës për çiftin ka thënë e ermi i vajzës së tyre është përmendur gjatë një bisede me mbretëreshën.

“Duka foli me familjen e tij para lajmërimit publik, në fakt gjyshja e tij ishte anëtari i parë i familjes që ai telefonoi. Gjatë kësaj bisede, ai tregoi se kishte dëshirë që vajzën ta quanin Lilibet në nder të saj. nëse ajo nuk do e mbështeste, ata nuk do e përdornin këtë emër”, ka thënë zëdhënësi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore