Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Halle” të pasurish/ Kris Jenner kishte harruar se zotëronte një pronë në Beverly Hills

“Halle” të pasurish/ Kris Jenner kishte harruar se

Së fundmi, mamaja e motrave të famshme Kardashian-Jenner, Kris Jenner shokoi shikuesit e “The Kardashians” gjatë premierës së sezonit të dytë teksa pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron.

Kris u dha shikuesve një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills por nuk bëri një turne pasi ajo kishte harruar se e kishte vendin luksoz në pronësi.

“Ky është një vend i vogël i lezetshëm nëse mund ta them, por e kisha harruar që ekzistonte. Në këtë vend mblidhen të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve”.


Më pas ajo sqaroi në një deklaratë se apartamenti ishte blerë për të qenë më afër nënës së saj, Mary Jo “MJ” Campbell dhe kushërirës Cici Bussey, të cilët gjithashtu kanë prona në zonë. Por këto komente nuk u pritën mirë nga ndjekësit të cilët e ironizuar atë që Jenner deklaroi.

Një fans në Twitter shkroi se:

“Dua të jem aq i pasur sa Kris Jenner, sa të harroj se kam një apartament në Beverly Hills”.


Një tjetër përdoruese në Twitter shkroi:

“Kris Jenner duke thënë se kishte harruar se kishte një apartament në Beverly Hills, më vlon gjaku. Ka njerëz që janë të pastrehë dhe që do të jepnin gjithçka për një çati mbi kokë.


Rikujtojmë, se së fundmi 66-vjeçarja ka mohuar të ketë lidhje me skandalin e kasetave të seksit të Kim Kardashian, pasi Ray J pretendoi se ajo e kishte ideuar publikimin e saj. Javët e fundit, Ray J ka pretenduar se Kris ishte ‘koka’ pas publikimit të kasetës, por ylli televiziv është kundërpërgjigjur ndaj akuzave. Ndërkaq, Kris gjithashtu i la të gjithë të habitur së fundmi pasi bëri një njoftim për kandidimin e saj presidencial për vitin 2024./TCH

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore