Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Gruaja lë punën si bankiere dhe transformohet në ”dragua”: Im bir më refuzoi por... (FOTO)

Gruaja lë punën si bankiere dhe transformohet në

Një grua e cila ka modifikuar trupin e saj nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale dhe tatuazheve, e njohur si 'Zonja dragua' ka thënë se djali i saj tani e ka refuzuar për shkak të pamjes së saj ekstreme.

Gruaja amerikane, e quajtur Tiamat Legion Medusa, shpreson të jetë “dragoi i parë pa gjini” në botë dhe ka modifikuar gjerësisht pamjen e saj me operacion dhe tatuazhe, duke përfshirë një gjuhë të ndarë deformim të tipareve të fytyrës.

Gruaja lë punën si bankiere dhe transformohet në

Pamja ekstreme e fanatikes së tatuazheve shënon një largim rrënjësor nga jeta e saj e mëparshme si një bankiere. E ashtuquajtura “Dragon Lady” dikur kishte një rol kryesor në një nga bankat më të mëdha në botë, por transformimi i saj dramatik i kushtoi jetën e saj familjare.

“Marrëdhënia apo lidhja me djalin tim ka ndryshuar gjithashtu”, ka rrëfyer ajo. “Në atë kohë kur fillova transformimin tim, djali im kishte mbushur tashmë 16 vjeç dhe më refuzoi në atë moment të jetës sime.”- shtoi ai.

E pyetur nëse kishte një mesazh për djalin e saj, Zonja Dragoit u përgjigj: “Do të doja të thosha në radhë të parë, ‘bir, më fal për gabimet që kam bërë në jetë. Unë i përkas të gjithëve, nuk justifikoj asnjërën prej tyre, por janë pikërisht ato gabime që më kanë bërë personin e mrekullueshëm që jam tani.

Gruaja lë punën si bankiere dhe transformohet në

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore