
“Gratë shtatzënë 30 vjeç janë plaka”/ Deklarata e gjinekologut, balerina i del në mbrojtje: Kam ngrirë vezët…
Balerina e njohur Isida Mollaymeri i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj ku tregoi se ka ngrirë vezët lidhur me riprodhimin për të ruajtur performancën e tyre.
Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, diskutua deklarata e bujshme e gjinekologut Shkëlqim Balili, i cili para pak kohësh i cilësoi “plaka” gratë që ngelin shtatzënë në moshën 30-vjeçare, gjë e cila solli reagime të ashpra nga këto të fundit.
Mirëpo balerina duket se bie dakord me deklaratën e gjinekologut, ndërsa theksoi se ka marrë informacione në lidhje me orën biologjike dhe prandaj e ka marrë një vendim të tillë.
“Doktori nuk i referohet me moshën 30 vjeç plakjes në vetvete tek vajzat, por e ka thënë këtë për orën biologjike. Nëse lexon dy-tre gjëra, e kupton që këto të dyja janë shumë larg njëra-tjetrës. Unë jam 35 vjeç, dhe nëse pyet për profesionin tim si balerinë, unë në këto momente quhem plakë.
Profesioni im, ashtu si i futbollistëve ka një afat skadence. Unë kam marrë informacione për orën biologjike dhe kam bërë një ngrirje të vezëve, sepse kam marrë të dhëna, që me kalimin e kohës, këto vezë fillojnë dhe nuk e kanë me performancën e duhur.”, tha ajo.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Testi për licencën/ Hapet thirrja për mësuesit e rinj, ja AFATI i regjistrimit, kriteret dhe lista e dokumenteve

Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Aktualitet




