Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

Gjykojeni ju! A duhet që i dashuri im të ndalojë së bëri gazra para meje?

Gjykojeni ju! A duhet që i dashuri im të ndalojë së

Ai mendon se është e natyrshme dhe qesharake. Ajo mendon se është e rëndë dhe kjo e vret romancën. 

Akuza: Astrid

Është ofenduese, erë e keqe, është mungesë respekti dhe vret romancën mes nesh.

Unë gjithmonë do të shkoj në tualet për të bërë gazrat në vend që ta bëj para të dashurit tim, Aleksit. Ne kështu kemi vepruar  për tetë vjet dhe unë e kam ndjekur gjithmonë këtë rregull. Unë pres që ai të bëjë të njëjtën gjë, por ai e bën rrallë.

Të bësh gazra para partnerit tuaj është moralisht fyese dhe vret romancën.  Unë e konsideroj  gjithashtu mungesë respekti.  Kjo mund të tingëllojë ekstreme, por unë i qëndroj. Gazrat po ashtu përmbajnë fekale, që mund të ngjiten edhe në hundën e njerëzve”.

Kur Alex bën gazra, më duhet të largohem nga dhoma për të paktën pesë minuta për ta lënë erën të largohet. Alex pretendon se gazrat e tij nuk mbajnë erë, por ato patjetër që kanë. Unë ia kiam ndaluar rreptësisht në marrëdhënien tonë, por ai nuk e mbështet këtë gjë.

Kur Alex dëshiron të bëjë gazra, përpiqet ta kalojë me një  shaka. Ai thotë: "Oh, ato insekte përsëri këtu…". Kur ai dëshiron rtë bëjë gazra ndërkohë që po punon duke vulosur bën një zhurmë për ta mbuluar dhe unë e pyes: "Çfarë është ajo zhurmë?".  Dhe ai do të thotë: “Oop! Janë insektet…”.

Kohët e fundit ai po përpiqej të rregullonte një dorezë dere dhe tha: "Oh jo, është shumë kërcitëse" dhe bëri gazra teksa e ktheu. Nuk mendoj se është edhe aq për të qeshur, por kjo është hera e tij e fundit. Ai ka një sens humori shumë fëminor, edhe pse është 32 vjeç.

Unë i kam dhënë ultimatume edhe më parë, si: "Nëse pordh edhe njëherë s’të afrohem më". Por ai gjithmonë vjen dhe më përqafon më pas. Një natë që kisha pirë, bëra gazra në shtrat dhe un ndjeva e turpëruar. E kisha thyer rregullin tim, por ishte një aksident. Alex ngriti zërin duke thënë, "O Zot, sa  erë e keqe" - por nuk ishte ashtu. Veç kësaj, të miat janë aksidente; Alex i bën me vetëdije. Atij i duket tepër qesharake, ndërsa unë ndjej turp dhe pendohem. Aleksi po përpiqet të më detyrojë që ta pranoj këtë gjë në marrëdhënien tonë si diçka normale, por unë mendoj se kjo e heq romancën. Unë nuk jam shoku i tij, unë jam e dashura e tij. Nëse dëshironi të mbani gjallë energjinë seksuale, mos pordhni përballë njëri-tjetrit!

Mbrojtja: Alex

Unë mendoj se të bërit gazra është e shëndetshme, dhe është gjithashtu qesharake. Përveç kësaj, era e saj është më e keqe se e imja.

Unë shpresoj të vazhdoj të qesh me pordhat deri në ditën që të vdes. Mendoj se të bërit gazra është gjithmonë për të qeshur. Megjithatë, kur e mendoj, është më për të qeshur kur jam me miqtë e mi sesa kur jam me të dashurën.

A është kjo seksiste? Ndoshta. Por unë jam thjesht i sinqertë. Jam dakord me të se kjo e largon anën romantike të marrëdhënies, por edhe as duhet të rrimë “të bblokuar” para partnerit tuaj gjatë gjithë kohës.

Është e vërtetë që bëj më shumë pordhë, por thjesht nuk mund ta ndaloj këtë gjë. Ajo gjithmonë ka theksuar se e ka të patolerueshme. Unë e shoh pordhën si shumë qesharake. Dhe kjo është një pjesë krejtësisht e natyrshme e të qenit njerëzor./ Përkthyer nga TheGuardian



 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore