Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Gjiko surprizohet me një dhuratë të veçantë!

 

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo.

Së fundmi Gjiko ka marrë një dhuratë shumë të bukur dhe të veçantë, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij, duke postuar kështu një video në Instastory. Reperit i është dhuruar një pikturë e tij e familjes së tij, ku duken bashkëshortja Elita Rudi, djali i tyre Zëri dhe vajza e tyre Bota. Në video duken reagimet e Gjikos, të cilit duket se i ka pëlqyer shumë kjo dhuratë.

E vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko dhe titullohet “Djegi krejt”, Fifi erdhi me një surprizë të re për ndjekësit e saj. Ishte Adisi ai që ka postuar fillimisht një foto në ‘Instastory’ nga montazhi i klipit që u dyshua se do të kishte skena të nxehta, megjithatë rezultoi se thjesht mbante titullin e filmit erotik ‘365’. Kjo surprizë e bukuroshes erdhi sërish në bashkëpunim me Gjikon e mesa duket dyshja kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për të arritur suksesin këtë verë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore