Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Gjen portofolin që kishte humbur 26 vite më parë në plazh, australiani habitet nga...(VIDEO)

Paul Davis nga Australia kishte humbur portofolin 26 vite më parë në një fshat piktoresk i quajtur Lenocks Hedu, ndërsa po festonte Vitin e Ri në plazh.

Gjen portofolin që kishte humbur 26 vite më parë në plazh,

Ai u “përshëndet” me dokumentet dhe paratë që i kishte brenda. Megjithatë, një djalë i ri e ka gjetur portofolin e tij që e kishte humbur në vitin 1994 në plazh.

Të gjitha gjërat që i kishte brenda portofolit kishin mbetur të paprekura – ID-ja e mjekut dhe e universitetit, kartat e bankës dhe disa fatura.

Pasi të dhënat e tij ishin në dokumente, personi që e gjeti e publikoi në Facebook me shpresën se do ta gjej Davisin. E një e afërme e gruas së tij e pa postimin dhe menjëherë e informoi.

Paul, pas 26 viteve sërish e mbante portofolin për të cilin kishte menduar se kurrë më nuk do ta shihte. Madje thotë se do ta fusë në kornizë dhe do ta mbajë në mur me qëllim që çdo ditë ta kujtojë këtë përvojë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore