
“Frymëzim i modës”, gjigantja “Forbes”me superlativa për Elton Ilirjanin
“E sollëm modën nga pasarela në rrugë”, ka qenë citimi që faqja legjendare “Forbes” ka shkruar për Elton Ilirjanin, tashmë ikonë modë ndërkombëtare.
Më saktësisht titulli shkruan “Elton Ilirjani mbi protestën e modës, e cila vodhi vëmendjen e Art Basel Miami Beach”.
Miami Art Basel u krijua 20 vite më parë dhe në 20-vjetorin e tij, gazetarja e njohur e Forbes, Nadja Sayej e cilëson një arritje të madhe për këtë event që të përqafojnë “protesta” të kësaj natyre edhe pas kaq vitesh duke patur parasysh që siç shprehet ajo “20 vite më parë, Miami Art Basel ishte galeria e famshme e artit në të cilen mblidheshin një grup New York-ezesh për të pirë margarita në plazh në formën me “Rock’nRoll” të mundshme”.
Sipas Forbes, protesta paqësore e modës e udhëhequr nga Elton Ilirjani vodhi të gjithë vëmendjen e merituar nga veshjet shumëngjyrëshe deri te sloganet feministe!
“E sollëm modën nga pasarela në rrugë! Ishte si një pasarel mode por këtë herë në një autobus. Mesazhi ishte i qartë sesi një pasarelë duhet të shkojë te njerezit”, tha Ilirjani për Forbes për të shtuar më pas: “Kjo nuk ishte një protestë vetëm komunitetin LGBTQ+ në Amerikë por të gjithë botën. Më specifikisht për Europën Lindore, Brazilin, vendet arabike, Azia dhe të tjerë ku pjesëtarë të komunitetit nuk dalin dot lirshëm hapur mbi preferencat e tyre seksuale”. /TCH/




Zhaklin-Luizit: Aty nuk je më vetëm, po bën lojë dyshe me Kiarën
Historia e plotë >



NOMINIMI/ Ja kush banor u largua nga shtëpia e Big Brother Vip 2
Historia e plotë >
Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




