Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

FOTOT/ Dhurata luksoze dhe romancë pasionante, Ana e “Përputhen” na prezanton me partnerin e ri

FOTOT/ Dhurata luksoze dhe romancë pasionante, Ana e

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Gjini nuk ka humbur shumë kohë pas ndarjes nga Bruno. Ndonëse dyshja doli më se e dashuruar nga formati i dashurisë, historia nuk zgjati shumë dhe mes akuzave ata i dhanë fund.

Por teksa kanë kaluar vetëm pak javë, Ana duket më e dashuruar se kurrë. Madje aq sa tashmë është gati që këtë lidhje ta bëjë publike, duke e fshehur më. Në Instagram ajo ka shpërndarë një buqetë gjigande me trëndafila si dhe pusullën që ka marrë nga i dashuri i saj.  “O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë. Në një tjetër postim, ish-konkurrentja ka ndarë pak nga koha që kalon me të dashurin.

Ashtu si shihet edhe nga fotot, teksa ka qenë duke bërë një bashkëbisedim me ndjekësit, në makinë krah saj duket edhe partneri i ri. I madh është interesi tashmë për ta zbuluar të plotë djalin që e mban me dhurata luksoze Anën.

FOTOT/ Dhurata luksoze dhe romancë pasionante, Ana e

FOTOT/ Dhurata luksoze dhe romancë pasionante, Ana e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore