Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

FOTO/ E dobët dhe në karrige me rrota, dalja e fundit publike e Tina Turner

FOTO/ E dobët dhe në karrige me rrota, dalja e fundit publike e Tina

“Mbretëresha e Rock and Roll-it” Tina Turner u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Këngëtarja e njohur vdiq në shtëpinë e saj në Zyrih të Zvicrës pas një “beteje” me një sëmundje të gjatë. Varrimi i saj do të bëhet në një rreth të ngushtë me miq dhe të afërm.

Ndërkohë, Daily Mail publikoi disa foto nga dalja e saj e fundit publike në vitin 2019. Siç shkruajnë ata, Tina dukej e dobët dhe kishte nevojë për ndihmë për të ecur.

FOTO/ E dobët dhe në karrige me rrota, dalja e fundit publike e Tina

Kjo dalje në fakt kishte ndodhur tre vjet pas diagnozës se ajo vuante nga kanceri i zorrëve dhe gjithashtu kishte pësuar një goditje në tru që e bëri atë të kishte nevojë për transplantim të veshkës nga burri i saj.

Ajo vetë në një intervistë tronditëse për Guardian më 9 prill, ndër të tjera ka shprehur dëshirën e saj të fundit se si do të dëshironte që fansat e saj ta kujtonin.

Sipas asaj që raportoi për gazetën britanike, ajo shpresonte që njerëzit ta kujtonin si “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it. Si një grua që u tregoi grave të tjera se është në rregull të përpiqesh për sukses sipas kushteve të tua.“

FOTO/ E dobët dhe në karrige me rrota, dalja e fundit publike e Tina

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore