Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Format e trupit ndryshojnë”, transgjinorja shqiptare: Isha në siklet se qëndroja te tualeti i djemve (FOTO)

“Format e trupit ndryshojnë”, transgjinorja shqiptare: Isha

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua vendimi i parë i Joe Biden që ka ngjallur shumë polemika mes radhëve të amerikanëve. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratoi një urdhër ekzekutiv anti-deskriminim që do të detyrojë shkollat që të përfshijë atlete trasgjinore në atlete trasgjinore në sportet e vajzave.

Lidhur me këtë, disa grupime prindërish konservatore në SHBA, janë shprehur se nuk do ta lejonin fëmijët e tyre në tualet me trasgjinore.

“Format e trupit ndryshojnë”, transgjinorja shqiptare: Isha

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ishte Amber Candy, e cila është kthyer nga një mashkull në femër. Ajo shprehet se nuk pret që një pastor (duke iu referuar Akil Panos), që të pranojë një transgjinor, kur atë nuk e gjykon njeri se pse beson fenë e krishterë dhe jo mysliman.

“Nuk është aspak eksperiment njerëzor, por çështje ndjenjash. Në momentin që ti merr hormone femërore, kocka mashkullore hollohet dhe bëhesh me delikate. Nuk mund të kesh më forcën e një mashkulli. Edhe format e trupin ndryshojnë.

“Format e trupit ndryshojnë”, transgjinorja shqiptare: Isha

Në momentin që ti rritesh dhe është ajo pjesa kush të pëlqejnë femrat apo meshkujt. E aty kupton se të pëlqejnë meshkujt. Transgjinori ndihet 100 për qind femër, çdo gjë që bën një femër, do ta bësh edhe ti.  Nuk flas dot për një gay, sepse ka forcën e një mashkulli dhe delikatesën e një femre”, tha ajo.

“Format e trupit ndryshojnë”, transgjinorja shqiptare: Isha

Më pas make-up artistja shtoi se e përgëzon vendimin e presidentit amerikan. “Unë i kam përjetuar vetë këto momente dhe e përgëzoj Biden për këto vendime. Unë jam bullizuar edhe në shkollë, ku më pëlqente të shkoja në palestër te femrat dhe jo te meshkujt. E si pasojë edhe në tualetet e femrave. Duke filluar që nga tualeti i djemve dhe dhoma e zhveshjes. Unë isha aty, por mendjen e kisha te femrat pasi ndihesha si femër. Isha në siklet se po qëndroja te meshkujt”, tha Amber.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore