
Florian Marku zbulon gjithçka rreth pasionit të tij më të madh në “Më lër të flas”!

I ftuari i dytë në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas”, ka qenë kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku, i cili ka treguar se si ka nisur gjithçka për pasionin më të madh dhe punën e tij.
Që në moshën 12 vjeç, u rrita me atë disiplinë. Orari i stërvitjes ishte si buka që haja. Jam stërvitur gjithmonë 3-4 orë në ditë. Zgjohem në 5-6 të mëngjesit, është shumë përkushtim.
Ditët më të bukura për kampionin janë ditët në prag dhe gjatë ndeshjeve:
Kur vjen java e ndeshjes, për mua është java më e bukur. Them shyqyr mbaruan të gjitha vuajtjet, tani është koha për të shijuar ndeshjen. Unë ndeshjen e shijoj. Jam i lumtur kur shkoj në ring, është ajo që unë dua.
Unë kam për ta lënë boksin ditën që nuk do e shijoj më, shton Marku, pasi sikurse shprehet, “çdo gjë bëhet me dëshirë, pasion dhe dashuri”. Por, cili është çelësi i suksesit të boksierit?
Kur hyj në ring, them si mundem të fitoj. Ky është besoj çelësi i suksesit tim. Nuk ka për mua opsion humbje, duhet të gjej mënyrën si të fitoj.
A ka diçka që Marku do të donte ta bënte ndryshe gjatë karrierës së gjatë të tij?
Nuk bëhem pishman për asgjë, se ndryshe nuk do të isha këtu ku jam sot. Jam i lumtur për gjithçka që kam bërë.



3 banorë të rinj në BB VIP, vendimi i RËNDËSISHËM që mori Vëllai i Madh
Historia e plotë >



Hapi "Kutinë e Pandorës", Kiara dërgon në nominim 3 banoret!
Historia e plotë >
Tan Brahimi është banori më i ri i shtëpisë së "Big Brother Vip 2"!
Historia e plotë >
Inteligjenca Artificiale: Agimi i një epoke të re që do të na shkundë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Bëhuni gati, acari ‘mbërthen’ Shqipërinë! Çfarë pritet të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?
Aktualitet




