Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Fituan Guiness si çifti më i moshuar në botë, burri ndahet nga jeta në moshën 110-vjeçare (FOTO)

Fituan Guiness si çifti më i moshuar në botë, burri ndahet

Burri i cili ishte pjesë e çiftit më të vjetër të martuar ka vdekur në moshën 110-vjeçare, duke lënë vetëm gruan e tij 104-vjeçare. Ata janë martuar sëbashku në vitin 1941.

Julio Cesar Mora Tapia vdiq në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, në orën 11 të darkës më 22 tetor.

Ai lë pas të venë 104-vjeçare, Waldramina Maclovia Reyes, me të cilën arriti rekordin Guiness në gusht, si çifti më i vjetër i moshuar.

Julio dhe Ëaldramina lindën në vitin 1910 dhe 1915 përkatësisht. Çifti ka qëndruar bashkë për 79 vite.

Sipas mediave lokale, Julio Cesar vdiq nga dementia e paspecifikuar. Çifti kishte pesë fëmijë, Fëmija më i madh i tyre ka ndërruar jetë, ndërsa çifti ka në total 11 nipër e mbesa dhe 21 stërnipa dhe stërmbesa.

Fituan Guiness si çifti më i moshuar në botë, burri ndahet

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore