Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Film pornografik në zonën historike të qytetit / Në Itali nisin hetimet

Film pornografik në zonën historike të qytetit / Në Itali

Autoritetet lokale në një qytezë pranë Cuneos në Itali janë vënë në një situatë të sikletshme pas bërjes virale të pjesëve të një filmi për të rritur, që janë xhiruar në zonën historike dhe fetare të tij.

Filmi pornografik është publikuar në faqen Pornhub dhe banorët e qytezës Mondovi “e zbuluan” rastësisht se filmimet e tij me skenat e nxehta ishin realizuar në sheshin para kishës historike të qytezës.

Drejtuesit lokalë, sipas La Stampa-s nuk komentojnë me idenë për të mos i dhënë më shumë publicitet episodit në fjalë.

Mediat italiane thonë nga ana tjetër se në policinë lokale ka një denoncim nga ana e komunës së Mondovit, që të verifikoë autenticitetin e pamjeve dhe të shqyrtohet mundësia e ndjekjes penale.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore