Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Fifi humbi ndjenjat gjatë spektaklit, reagon për herë të parë motra: Jam e bindur se do e përballosh këtë

Fifi humbi ndjenjat gjatë spektaklit, reagon për herë të

Situata e rënduar psikologjike e këngëtares Filloreta Raçi dhe ngjarja e pakëndshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Big Brother Vip ka sjellë mjaft reagime në rrjet.

Ka qenë motra e Fifit, Edona, e cila shkruan në një postim në "Instastory" se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.

“Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Kujtojmë se kjo ngjarje e rëndë ka ardhur pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku dhe papritur u rrëzua në tokë. Balina i tha Fifit të mos ndërhyjë mes Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje./Gazeta Shqip

Fifi humbi ndjenjat gjatë spektaklit, reagon për herë të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore